×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Mijëra qytetarë në sheshin e Pejës në përkrahje të Haradinajt

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 17:53

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook falënderoi Pejën për mbështetjen që i ofruan sot kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj.


    Ramush Haradinaj, kandidat për President të Kosovës, sot vazhdoi në Pejë tubimin e tij, tubim ky ku u panë numër i madh i përkrahësve të Aleancës dhe mbështetës të vizionit të Haradinajt.

    E kjo nuk mbeti pa i bërë përshtypje edhe kandidatin për deputet nga AAK, Daut Haradinajt i cili nëpërmjet një statusi në Facebook falënderoi Pejën për përkrahjen e vazhdueshme kushtuar Aleancës.

    ‘Peja e shpalli fitoren me prezencën masovike të qytetarëve të saj. Faleminderit lulja e Dukagjinit!’, shkroi Daut Haradinaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!