×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Milioneri që financonte VV-në në përkrahje të Ramush Haradinajt e Shpend Ahmetit

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 18:32

    Koalicioni AAK-PSD në këto momente po mban tubimin elektoral tek “Salla e Kuqe” në Prishtinë.


    Kandidatët për deputetë nga ky koalicion kanë thënë se ky është vetëm një nxemje për tubimin e madh që pritet në mbahet të premten në sheshet e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Në tubim përkrah Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt është parë edhe biznesmeni nga Amerika, Florin Krasniqi, dikur pjesë e Vetëvendosjes.

    Madje kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti e ka falënderuar atë që ka ardhur nga Amerika për ti përkrahur dhe që po qëndron siç ka thënë Ahmeti gjithmonë në rrugën e drejtë.

    Kujtojmë se ish- deputeti i VV-së ishte edhe njëri prej financuesve të kësaj partie. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!