Ka mbetur më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes Kosovë – Angli.
Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa përballë do t’i ketë ‘Tre Luanët’.
Edhe pse kishim një paraqitje fantastike në këto kualifikimeve, fati na mungoi që të kualifikoheshim në Kampionatin Evropian nga Grupi A.
Statistikat e disa prej lojtarëve tregojnë se e meritojmë një vend në Euro 2020, duke marrë për bazë paraqitjet fantastike të Milot Rashicës me ato të Marcus Rashfiordit, transmeton Telegrafi.
Sipas WhoScored, ylli vushtrrias ka statistika më të mira se ai i Manchester United në ligat ku luajnë.
Rashica deri më tani ka zhvilluar shtatë paraqitje në këtë sezon për dallim nga anglezi që ka zhvilluar 12 sosh.
Anëtari i Werder Bremenit ka shënuar katër gola, gjersa Rashford ka shënuar gjashtë sosh. Reprezentuesi i Kosovës ka 3.9 gjuajtje në gol për ndeshje, derisa anglezi ka 3.2.
Bashkëpunimi me bashkëlojtarët në fushë është 16.0% për Rashicën, me anëtarin e Djajve të Kuq që ka 16.2%.
Rashica ka bërë 1.7 pasime vendimtar për ndeshje, Rashfordi ka bërë 1.5. Lojtari shqiptar ka realizuar 2.2 driblime për ndeshje me anglezin që ka realizuar vetëm 1.5.
WhoScored i ka thënë vlerësim më të lartë numri 7-të të Kosovës me 7.49, me Rashfordin që ka 7.22 të vlerësimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.