×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Molliqaj e quan rrenc Driton Selmanajn

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 23:18

    Dardan Molliqaj i PSD’së, Dardan Molliqaj, sonte në Zona Zgjedhore është përplasur me Driton Selmanajn e LDK’së rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Periskopi.


    Molliqaj e quajti ‘rrenc’ Selmanjan, pasi për pak minuta ndërroi fjalët rreth Asociacionit.

    “’Dritoni tha që është për Asociaicon sipas Gjykatës Kushtetuese, ti po i bie që rrejte Driton. Duro tash. Me më thanë mua pse je çu kundër marrëveshjes që s’ke prit, e me ma fsheh që Mustafa ka shku e ka nënshkru marrëveshjen, e ke një problem serioz’’, tha Molliqaj.

    ‘’Nëse ai e ka shkru marrëveshje të tillë e ti më thua mua pse ke bë protesta, kjo i bie që ty nuk ta ndin për vendin’’,s htoi Molliqaj.

    Tutje Molliqaj shtoi: “Unë pata fillu me besu që kandidimi i Vjosës do të nënkuptojë një kritikë për LDK, për ndryshim. Por po e shoh që kjo është një tendencë me më thënë që ne e kemi pasë mirë edhe më herët. Nëse s’është dialogu me rëndësi për ty, pse jeni marrë më 2014. Atëherë me rëndësi qenka asociacioni’’.

    Ndërsa Selmanaj ia ktheu se ‘’LDK asnjëherë s’po thotë që do të bëjmë asociacionin qysh i konvenon’’.

    Selmanaj i tha Molliqajt se ‘i ndryshon qëndrimet sepse i ka rënë t’i ndërrojë shpesh partitë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!