×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mosrritja e pensioneve së veteranëve, deputeti i VV-së: Numri i veteranëve s’është i vërtetë, këtë e dinë të gjithë

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 12:37

    Në seancën  e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

    Nga VV-ja kanë thënë se se me votimin e pagës minimale do të mundësohet zvogëlimi i varfërisë në Kosovë.

    Por kundër versionit aktual të Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale kanë dalë opozita.

    Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.

    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka folur në Kuvend lidhur me këtë çështje.

    Rexhaj tha se numri aktual i veteranëve nuk është i vërtetë, dhe se sipas tij, “këtë e dinë të gjithë”.

    “Numri i veteranëve të Republikës së Kosovës nuk është i vërtetë. Dhe këtë e dimë të gjithë këtu. Unë e di që tu e thanë këtë, ka me pas kosto, që ka me mijëra veteranë që nuk kanë qenë në luftë, do të ma shohin për të madhe. Po nuk janë bre. Meqenëse nuk janë, në formë jo të drejtë, paguhen nga buxheti i shtetit. Ajo çka ka ndërmarr VV, e ka thanë një të vërtetë, duhet me e pa e rishiku”, tha Rexhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!