×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mustafa: Kujt do t’ua vënë në qafë shamitë e kuqe pas 14 shkurtit, fëmijëve si në sistemet diktatoriale?

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 21:25

    Ditëve të fundit vendosja e shamive të kuqe në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë nga Lëvizja Vetëvendosje është përcjellë me shumë komente e reagime. E së fundmi është deklaruar edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të cilit i janë dukur të çuditshme.


    Mustafa ka thënë se drunjtë nuk janë mbjellë për t’u vendosur shami të kuqe në to.

    “Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.

    “Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.

    Ndërsa sot gjatë ditës, lideri i LDK’së ka pyetur VV’në se çfarë mesazhi kanë shamitë e kuqe dhe çfarë do të thotë republika e tretë.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë.

    Kurti i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!