×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në të njejtën dhomë në QNR serbët numërojnë votat pa dorëza, shqiptarët me to

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 23:16

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po numërohen votat e ardhura nga Serbia, të cilat po dyshohen se janë të helmuara, nga serbët po numërohen pa doreza, ndërsa nga shiptarët me to.


    Në tavolinën numër një, janë numëruesit nga komuniteti serb, të cilët janë duke i numëruar votat e ardhura nga Serbia pa dorëza.

    Ndryshe po veprojnë numëruesit e tjerë, të cilët janë pajisur me dorëza, raporton agjencia e lajmeve KosovaPress.

    Me këtë veprim serbët po mundohen të dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretenduan shqiptarët, se votat e ardhura nga Serbia ishin të helmuara.

    Nisma dhe LDK kanë kundërshtuar numërimin e votave të ardhura nga Serbia, të cilat konsiderohen të paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!