×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Netflix ende e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, studenti nis peticionin për ta ndryshuar

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 19:57

    Përdoruesve kosovarë iu figuron vendndodhja Serbi në platforma e famshme të filmave “Netflix”.


    Për këtë, Sovran Hoti, një student nga Prizreni, ka marrë iniciativën e organizimit të një peticioni për t’i kërkuar kësaj platforme gjigante që ta ndryshojë lokacionin nga Serbi në Kosovë

    “Kur kosovarët kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë. Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndërkombëtare vazhdon, veçanërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, thuhet në peticionin e nisur.

    Para pak kohësh, një peticion që Kosova të shtohet në hartën e botës i ishte drejtuar edhe kompanisë “Apple”, e cila edhe e kishte pranuar, njofton KK.

    Në të kishin nënshkruar edhe shqiptarë me famë botërore.

    Ky është linku ku mund ta nënshkruani peticionin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!