×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Një i huaj pyet pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë, kështu i përgjigjen qytetarët

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 11:26

    Një shtetas i huaj i cili jeton në Kosovë, ka pyetur se pse janë vendosur shamiat e kuqe nëpër Prishtinë.


    Shtetasi i huaj Scott Handley ka bërë këtë pyetje në një grup në rrjetin social facebook.

    Disa nga komentuesit i janë përgjigjur me ironi se arsyeja e vendosjes së shamiave të kuqe është shkaku i Shën Valentinit apo Ditës Ndërkombëtare të të Dashuruarve.

    Të tjerë i janë përgjigjur se shamiat e kuqe janë vendosur për të përkrahur parti politike pasi zgjedhjet e 14 shkurtit janë afër.

    Në kryeqytet, nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik janë lidhur disa  shirita të kuq.

    Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.

    Por, në rrjetet sociale është postuar një foto nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë treguar se shiritat janë vendosur nga ta.

    “Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!