Gjatë ditës së sotme, një burrë ia vuri flakën vetes para Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), selia e së cilës ndodhet në Gjenevë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Reporteri bëhet fjalë për një kurd sirian nga Gjermania i cili më pas me helikopter u transportua në një spital lokal.
Burri kurd raportohet se mbuloi veten me benzinë dhe i vuri flakës jashtë ndërtesës së selisë së UNHCR-së.
“Ai është një Kurd Sirian, i lindur në vitin 1988 dhe me banim në Gjermani”, tha për gazetën 20 minuten, zëdhënësi i policisë së Gjenevës, Silvain Guillaume-Gentil.
Raportohet se ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Motivet e burrit kurd mbeten ende të paqarta. Mirëpo, ky veprim i tij vjen në mes të një periudhe tensionesh të mëdha dhune në veri-lindje të Sirisë, pas vendimit të SH.B.A. për të tërhequr 1.000 trupa nga rajoni, duke i hapur rrugën Turqisë të lëvizë në territorin e kontrolluar nga Kurdët.
Vendimi i Trumpit i lejoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të niste një ofensivë në rajon për të krijuar një “zonë të sigurt” 32 km të milicisë kurde.
Pas një armëpushimi, Ankaraja dhe Moska ranë dakord të martën që forcat siriane dhe ruse të vendosen në veri-lindje të Sirisë për të larguar luftëtarët kurdë dhe armët e tyre nga kufiri me Turqinë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.