×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Një miliarder tjetër synon të bëhet president i SHBA’së: Demokrati Bloomberg kundër Trump’it

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 15:13

    Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Mike Bloomberg zyrtarisht ka njoftuar se po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Miliarderi Michael Bloomberg, njoftoi zyrtarisht të dielën se po kandidonte për president në vitin 2020 si demokrat.

    Në një deklaratë dhe një video të publikuar të dielën, Bloomberg sulmoi Presidentin Donald Trump.

    Për Bloomberg u raportua edhe në media më herët se ai po mendonte seriozisht t’i futej garës te Demokratët për president, duke planifikuar një fushatë televizive me 100 milion dollarëshe.

    Në një deklaratë të lëshuar në opinion, Bloomberg synon të futet në garë kundër Presidentit Donald Trump dhe u kërkoi votuesve që të fillonin “rindërtimin e Amerikës”.

    “Unë po kandidoj për president për të mposhtur Donald Trump dhe për të rindërtuar Amerikën”, thuhet në deklaratë.

    “Ne nuk mund të lejojmë katër vjet të tjera të veprimeve të pamatura dhe joetike të Presidentit Trump. Ai përfaqëson një kërcënim ekzistencial për vendin tonë dhe vlerat tona. Nëse ai fiton një mandat tjetër në detyrë, ne kurrë nuk mund të shërohemi nga dëmtimet. Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje. Dhe ne duhet të fillojmë të rindërtojmë Amerikën. Unë besoj se përvojat unike që kam në biznes, qeverisje dhe filantropi do të më lejojnë të fitoj dhe të udhëheq”, tha Bloomberg.

    Në reklamën e parë për fushatën e tij, Bloomberg është paraqitur si një kampion i amerikanëve që punojnë dhe klasës së mesme, dhe megjithë pasurinë e tij neto prej 52 miliardë dollarësh, ai thekson se sa i ndryshëm është nga Trump, i cili gjithashtu është një nga biznesmenët më të mëdhenjë amerikan. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!