×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Një qytetar publikon votën e tij në TikTok

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 16:08

    Ndonëse fotografimi i votave dënohet me ligj, edhe në zgjedhjet që po mbahen sot nuk kanë munguar rastet e fotografimit dhe publikimit të votës, shkruan Reporteri.net.


    Pavarësisht se prej fillimit të fushatës, u është bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi që të mos e fotografojnë votën, një qytetar nuk i ka marrë parasysh kërkesat e institucioneve që ndërmorën këtë fushatë.

    Ai e xhiruar veten derisa ka votuar dhe videon e ka shpërndarë në rrjetin social TikTok.

     

    Në një intervistë për Televizionin 7, Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të arrestohen.

    “Fotografimi i votës nuk mund të bëhet oër vetë faktin se vota është e fshehtë. Çdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhënë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!