×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Olluri: Haradinaj ka më shumë kredenciale për president, nuk manipulohet si Vjosa Osmani

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 21:57

    Gazetari Parim Olluri në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se Ramush Haradinaj ka më shumë kredenciale për të qenë në postin e presidentit të Kosovës sesa Vjosa Osmani.


    Kjo pasi, siç shtoi gazetari Olluri, Haradinaj nuk është lehtë i manipulueshëm për dallim me ushtruesen aktuale të detyrës së Presidentit Vjosa Osmani.

    “Në vlerësimin tim nëse i krahasojmë Vjosa Osmanin dhe Rramush Haradinajn, shihet qartë që Haradinaj e ka më të vështirë të manipulohet, ka kredenciale më të mëdha për të qenë president i vendit se sa Vjosa Osmani sepse ne e pamë edhe publikisht që Vjosa Osmani është deklaruar haptazi që manipulohet lehtë nga njerëzit që e rrethojnë”, tha gazetari Parim Olluri për dy kandidatët për garën e pozitës së Presidentit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!