×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Osmani në Prekaz: Ibrahim Rugova e Adem Jashari ndërtuan themelet e shtetit

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 15:43

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Prekaz.


    Ajo me këtë rast ka thënë të enjten se binomi presidenti Ibrahim Rugova – komandanti Adem Jashari, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës.

    “Nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me Presidentin Rugova, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si një udhërrëfyes, për çdo hap që ne e qesim në çdo procesin të shtetndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara, në fuqizimin e shtetit tonë dhe në zhvillimin e tij”, tha Osmani, njofton LDK përmes një komunikate.

    Osmani më tej tha se “ka ardhur për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari dhe për tu përkulur sot e çdo ditë, para kësaj sakrifice, e cila i tregoi botës mbarë, që lufta e popullit të Kosovës për liri, ishte luftë e drejtë dhe për këtë arsye u përkrah nga e gjithë bota demokratike”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!