×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Një fshat i Gjakovës bëhet me urë të re

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 14:11

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka prezantuar urën e Korenicës së Gjakovës, e cila ka marrë pamje të re pas investimit.


    Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të veprojë  njejtë në të gjitha urat e Republikës së Kosovës që janë në kompetencë të ministrisë së tij.

    Ky investim është në vazhën e punës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ku së fundi filloi puna në segmentin e dytë Nadakovc – Smrekonicë, pjesë e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë si dhe projekti me rëndësi në Ferzaj ku në Rrugën 9.7 kilometërshe që lidh 5 fshatra të kësaj komune.

    Gjithashtu në kuadër të mirëmbajtjes verore të rrugëve, po bëhet sanimi dhe asfaltimi i segmentit 5 kilometrërsh, Dobrushë – Banjë, pjesë e rrugës rajonale Pejë – Mitrovicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!