×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Partia Socialiste e Francës në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 11:37

    Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar edhe një mbështetje të radhës nga forcat politike evropiane.


    Partia Socialiste e Francës dje ka dërguar një letër mbështetëse në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku deklaron se “me rastin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative të 14 shkurtit 2021, dua të shpreh, në emër të partisë dhe në emrin tim personal, të gjithë urimet për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje!.

    Në letër theksohet se “Lëvizja Vetëvendosje ka një program ambicioz i cili i kushtohet shtetit të vërtetë dhe të efektshëm të së drejtës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetit-providencë që ka si merak barazinë mes qytetarëve të vet, shtetit sovran dhe zot të zhvillimit të vet ekonomik, shtetit reformator të demokracisë së vet”.

    Letra përfundon me porosinë se “Partia Socialiste ka të përbashkët me popullsinë e Kosovës shpresat e saj se kjo fitore e shumëpritur zgjedhore do t’i hapë udhën një epoke të re për vendin tënd dhe rajonin, duke përgatitur takimin tonë në gji të Bashkimit Evropian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!