×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pas kandidimit të Dautit për Prishtinën, Haradinaj paralajmëron befasi edhe në komunat e tjera

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 20:47

    Pas shpalljes së kandidaturës së Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti, ka folur lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.


    Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se kjo është një risi dhe se befasi të tilla do të ketë edhe në komunat e tjera.

    “ Po i japim Prishtinës kandidatin më të mirë. Me këtë ndodhë një risi, një ndryshim. Do të vazhdojmë kështu me disa befasi tjera për komunat e tjera. Ky është respekt për kryeytetin”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ka  gatishmëri për ta përkrahur këtë kandidaturë.

    “I jepet një mundësi e fitores edhe nga ata që nuk janë me AAK”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!