Agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Serbia nuk e ka dënuar atë, ka krijuar përshtypjen se projekti rajonal për Ballkanin e Hapur mund të jetë tashmë një ide e vdekur.
Por, kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi në Lushnje, se Ballkani i Hapur është “një hap shumë i rëndësishëm përpara” dhe se sot në kushtet e kësaj që po ndodh, pra luftës në Ukrainë, “është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje”.
“Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me këtë. Nuk është ndryshim linjash themelore të politikës sonë të jashtme, në aspektin e aleancave, partneriteteve, etj.
Është hap shumë i rëndësishëm përpara.
Sot në kushtet e kësaj që po ndodh, është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje, në këndvështrimin tim.
Koha do ta tregojë këtë gjë“, tha Rama.
Kujtojmë se Serbia ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj këtij vendi, duke mos u rreshtuar krah Perëndimit.
Deri tani vetëm tre vende kanë treguar gatishmëri dhe entusiazëm për “Ballkanin e Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.