Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka ngushëlluar familjen e ish-asamblistes së PDK-së, në Gjilan, Arzie Nuhiu, e cila në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë sot.
Kryeziu në Facebook shkroi se është lajm jashtëzakonisht i hidhur e tragjik vdekja e Nuhiut.
“Si nxënëse e shkollës fillore, pata rastin ta kisha mësuese, periudhën kur ajo mbante praktikën universitare në klasën tonë. E dashur dhe shumë e kujdesshme me secilin nga ne. E tillë ka qenë edhe ndër vite. E tillë do të mbahet mend gjithmonë. I shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Nuhiu, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Arzien. I bëftë dritë shpirt”, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.