Pas shumë kohë pritjesh, PDK ka dërguar emrin e anëtarit të kësaj partie në KQZ, ndërsa vendi i dytë duhet të ndahet mes AAK-së dhe Nismës.
Pas zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) kishte dal fituese, por në Komisionin Qendror Zgjedhor u takonin vetëm dy vende. Por, tri partitë pretendonin që të kenë anëtarët e tyre, sepse në Kuvend vepronin si grupe të pavarura parlamentare. Presidenti Thaçi kishte kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese, nëse PAN do të përfaqësohet në KQZ si një subjekt i vetëm, apo si parti të ndara. Pas interpretimit të Kushtetueses, PAN mund të përfaqësohej vetëm me dy anëtar. Deri më tani KQZ ka funksionuar pa përfaqësuesit e pozitës, pasi nuk kishin dërguar asnjë emër të presidenti.
Tani PDK do ta ketë përfaqësuesin e vet. Me propozimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli në KQZ është akredituar Ilir Gashi, i cili edhe më parë ka qenë anëtar i KQZ-së nga PDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.