Ministri në detyrë i PDK-së, Abelard Tahiri ka shprehur dyshime se LDK-ja do t’i heqë pas zgjedhjeve vijat e kuqe të cilat është duke i proklamuar tash e një kohë.
“Vijat e juaja të kuqe janë qesharake. Ato behën të gjelbra pas zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Në një përplasje me Hotin, Tahiri ka thënë se ai nuk mund ta sfidojë askënd për shkak që kur i është besuar kandidimi për kryeministër ka dalë i treti duke ju referuar zgjedhjeve të kaluara.
Hoti i ka thënë se LDK-ja e tij do të lë të katërtën PDK-në. Duke ironizuar i ka thënë se vetëm “shpreson që të mos qajë, siç ka qarë PDK-ja sa herë që LDK-ja i ka fituar zgjedhjet”.
As ai, sikurse edhe nënkryetari i VV-së, Besnik Beslimi kanë vlerësuar se PDK-ja në këtë radhë as që është në garë.
“Ju nuk llogaritni. Nuk jeni në garë”, ka deklaruar Bislimi.
E Tahiri ka vlerësuar se VV-ja është në garë me PSD-në.
“Ti e ke sikletin te PSD-ja, se je në garë me PSD-në a dilni ju të tretit apo PSD-ja”, ka thënë Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.