Faton Peci kandidat për të marrë timonin e LDK-së në Mitrovicë në një intevistë dhënë për Reporteri.net ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të kundërkandidatit Safet Kamberi.
Peci ka thënë se LDK-ja e grushteve është instaluar prej Kamberit, dhe se ai ja ka qit faqen e zezë vetës dhe LDK-së.
Ai ka pohuar se nuk ka të njëjtin nivel me Kamberin, ndërsa ka akuzuar atë se ka prodhuar rrahjen e sotme.
“LDK-ja e grushteve është instalu nga Safet Kamberi. Asnjëherë për 20 vite në LDK-në e Mitrovicës të ndodh një gjë e tillë.
Përgjegjësia i atribuohet veç atij si kryetar për organizimin e dobët, por edhe tendencën për me manipulu procesin. Ka tentu në çdo nëndegë dhe çdo lokalitet me manipulu procesin. Kur e ka pa që ka humbur nëndegën Ura e gjakut, Zveçqanit, Bajrit, 2 Korrikut, Iliridës, që deri tash raporti i forcave dhe raporti i delegatëve që kanë punuar punimet, 32 janë për Faton pecin dhe veç 3 për Safet Kamberin. Dhe kur kanë parë këtë kanë ndodhur kanë sha, inskenu, kanë nxit një përplasje me synimin që LDK e qendrës e anulon procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe ai me i shiju edhe pak ditë si kryetar i LDK-së në një proces që ja ka qit faeqn e zezë vetës dhe LDK-së ”, ka deklaruar Peci për Reporteri.net.
Peci ka treguar si edhe para katër vitesh të dytë kanë qenë në garë dhe në fund pasi ka humbur e ka uruar Kamberin.
“Edhe para katër vitesh kemi qenë në të njëjtën garë. Unë kam marrë 47 vota në atë Kuvend dhe ende pa u bërë publike nga Komisioni verifikues jam ngrit dhe i kam uruar fat dhe sukses në udhëheqjen e LDK-së”, ka treguar Peci.
Për më tepër ndiqni intervistën e Pecit dhënë për Reporteri.net.