×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Peci viziton komunat e prekura nga vërshimet: Asnjë dëm nuk do të anashkalohet nga qeveria

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 20:11

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar Mitrovicën, Zubin Potokun, Skenderajn, Klinën e Istogun, pas situatës me vërshime.

    Peci tha se gjatë vizitës në këto komuna i ka siguruar qytetarët që asnjë dëm nuk do të anashkalohet nga ana e qeverisë.

    “Në Mitrovicë e Zubin Potok vizitova bujqit e prekur nga këto vërshime dhe i inkurajova që t’i dokumentojnë ato e t’i dorëzojnë pranë Drejtorive për Bujqësi”.

    “Po ashtu përpos inspektimit të dëmeve nga fatkeqsitë natyrore tek bujqit, zhvillova takime me kryetarët; atë të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, të Komunës së Skenderajit Fadil Nura dhe të Komunës së Istogut Ilir Ferati; të cilët më njoftuan në detaje për situatën sfiduese me të cilën po përballen komunat respective”, u shpreh Peci, shkruan Reporteri.net.

    Ai, gjithashtu tha se nga ky vit, Komisioni i Dëmeve në kuadër të qeverisë, do t’i trajtojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë edhe dëmet në sektorin e bujqësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!