Lideri i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se njëra nga kandidatet për deputete nga partia e tij, është kërcënuar.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se rasti është paraqitur në Polici, derisa ka shtuar se organet e drejtësisë duhet ta zbulojnë këtë rast në mënyrë që t’u iket spekulimeve dhe etiketimeve.
Ai tutje shton se si parti, i kanë pistat e tyre të dyshimit, por se do të heshtin deri në momentin e mbylljes së hetimeve.
“Deputetet e Partisë Euroatlantike të Kosovës janë vënë përpara një presioni dhe shantazhi të madh. Sot, njëra nga deputetet femra është kërcënuar me familje, ‘nëse nuk tërhiqet nga PEK dhe nëse nuk i fshinë të gjitha postimet ngaFacebook i sajë”, thuhet në njoftimin e PEK-ut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.