×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Përfundon procesi i numërimit të votave: VV e para me 47.85%, PDK e dyta, LDK e treta

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 23:50

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në tërë vendvotimet e vendit.


    Të numëruara janë gjithsej 791.288 vota, ku nga to, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.85 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 17.41, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.08, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 dhe Nisma 2.60 për qind.

    Në anën tjetër, në nivel vendi gjithsej ishin 2.382 vendvotime.

    Këto rezultate janë pa u njehur votat me kusht dhe ato nga diaspora, numërimi i të cilave pritet të fillojë brenda disa ditëve.

    Valmir Elezi ka thënë për mediat se është e vështirë të dihet shpallja e rezultatit përfundimtarë.

    Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!