×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Polici kosovar që vdiq tragjikisht, ishte i afërm i një ambasadori

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 20:24

    Zyrtari policor me inicialet A.A. që u aksidentua me traktor me datë 20 gusht ka vdekur sot.


    Ambasadori Avni Arifi, ka konfirmuar për Reporteri.net se bëhet fjalë për policin Adil Arifi, pra një të afërm të tij.

    “E kam kusheri, jo të rrethit të parë, por m’u ka dhimtë shumë. Jam në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) e në vend të pjesëmarrjes thash ta nderoj në këtë mënyrë (përmes një postimi në Facebook). Ka qenë puntor tepër i madh dhe shumë njeri i urtë”, ka thënë Arifi për Reporteri.net.

    Kurse në Facebook ka shkruar: “Humbje e rëndë dhe e vështirë vdekja tragjike e Adil Arifit nga Rimanishta. Të gjithë ata që e njohën Adilin do ta kujtojnë si një punëtor të jashtëzakonshëm, njeri të urtë dhe si një polic të përkushtuar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës e familjes, kushërinjve e miqve ngushëllime të sinqerta”.

    Telegram ngushëllimi për familjen Arifi ka bërë edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!