Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan dhe ka konfiskuar 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë gjatë një operacioni anti drogë.
Policia ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke identifikuar një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë.
Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes më pas ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf në të cilën ndodheshin tre personat të cilët ishin afruar tek vetura Mercedes.
Policia pas kontrollit të makinës Mercedes ka gjetur dy pako të mëdha, të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, që dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë.
Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira, në konsultim me prokurorin Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan.
Gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur: një revole të llojit Zastava, një karikator me 142 fishekë, në revole tjetër dhe 34 fishekë-magnum.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.