×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia në kërkim të këtij personi: Dyshohet për tentim-vrasje dhe shumë krime të tjera

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 14:00

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për publikimin e fotos së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.


    Personi i dyshuar është: BESNIK (AZEM) KURBOGAJ i lindur më 06.03.1984, në Pejë.

    I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: Vrasje në tentativë, grabitje, vjedhje grabitçare dhe armëmbajtje pa leje.

    I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë, në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!