×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Presidenti i “kthehet” PDK-së, e çon gishtin e partisë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 11:35

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk po mund të distancohet tërësisht nga partia që për shumë vite e kishte udhëhequr, shkruan Reporteri.net.


    Ai gjatë ditës së sotme është takuar me disa pjesëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës.

    Në foton e publikuar nga Kryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së, Donjet Bislimi, presidenti Thaçi shihet me gishtin lart, simbol ky i kësaj partie.

    Ndryshe, Thaçi nga spektri politik opozitar në vend shpeshherë është akuzuar se ai vazhdon të jetë kryetari real i PDK-së, parti të cilën e kishte udhëhequr nga viti 1999 deri në vitin 2016 kur u zgjodh President i vendit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!