Profesori universitar Adem Zogjani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është nder i veçantë të marrë përkrahje nga profesori Zogjani, siç ka shkruar ai, për vizionin, për Kosovën 100 për qind shtet, transmeton Telegrafi.
Tutje ai ka shkruar se Adem Zogjani, është nga një familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, e që u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri.
Në fund të shkrimin ai ka thënë se, Zogjani po e mbështet vizionin e Aleancës për fuqizimin e Kosovës:” shtet të denjë për qytetarët tanë, të fortë në ekonomi, në politikë dhe në aleancë të përhershme me partnerët strategjik”, ka shkruar ai.
Ky është shkrimi i plotë:
Nder i veçantë, të marrë përkrahje nga profesori universitar Adem Zogjani, për vizionin tonë, për Kosovën 100 për qind shtet.
Adem Zogjani, nga familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri.
Sot, ai po e mbështet vizionin e Aleancës për fuqizimin e Kosovës, shtet të denjë për qytetarët tanë, të fortë në ekonomi, në politikë dhe në aleancë të përhershme me partnerët strategjik./gazetametro.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.