×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PSD: Mitrovica 100% për numrin 119

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 18:49

    Gjatë tubimit në Mitrovicë koalicioni AAK-PSD kanë marrë mbështetjen e qytetarëve atje të cilët janë të përkushtuar për konceptin “100% Kosovë”.


    “Mbështetje për një qeverisje me dije dhe guxim. Mesazh i qartë se 6 tetori do të jetë ditë e fitores sonë. E fitorja jonë është siguri për Kosovën e plotë, për Kosovën 100% shtet. Mitrovica vuajti më së shumti pasojat e ndarjes etinike”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

    “Koalicioni ynë është mundësia për gjithëpërfshirje qytetare. Mitrovicasit pësuan nga deindustrializimi dhe keqpërdorimi i resurseve natyrore. AAK-PSD është alternativa e përkushtuar të angazhohet për rritje të kapaciteteve industriale dhe mbrojtjen e resurseve natyrore. 100% përkushtim, dhe po aq dije e guxim. 100% të bindur në fitore. 100% për numrin 119”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!