Mbrëmë televizioni shqiptar, A2 CNN ka publikuar listën me emrat e shtetasve shqiptarë në kampin Al Hawl që ndodhen në Siri.
Shumica prej tyre janë fëmijë. Në këtë listë ndodhen edhe shumë fëmijë nga Kosova, e në mesin e tyre figurojnë emrat edhe të dy fëmijëve të terroristit, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku.
Abdullah Lavdrim Muhaxheri dhe Hatixhe Lavdrim Muhaxheri janë emrat e fëmijëve që gjenden në listen prej rreth 80 personave të cilët ndodhen në kampin Al Hawl në Siri.
Lavdrim Muhaxheri është vrarë më 8 qershor 2017 në Siri. Në Kosovë ai nuk ka qenë i martuar. Sipas informacioneve të publikuara në A2 ai është martuar në Siri dhe nga martesa e tij ai ka lënë dy trashëgimtarë, një vajzë e një djalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.