×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Putin shfaqet në Spital Ushtarak i veshur si doktor

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 22:36

    Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur në Spitalin Qendror Ushtarak “Mandrika” të Moskës për të vizituar disa nga ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë.

    Putin, i veshur me një përparëse të bardhë që vishet zakonisht nga mjekët, shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Serghei Shoigu dhe fotografët e tij.

    Ukraina ka deklaruar se Rusia ka humbur mbi 27 mijë trupa në luftime, shifra këto që nuk pranohen nga Kremlini./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!