×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Qeveria dorëzon ankesë në gjykatë lidhur me pezullimin e vendimit për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët

    Reporteri
    23 Dhjetor 2022 | 11:11
    Fotografi nga arkivi.

    Qeveria e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj vendimit të kësaj gjykate për pezullimin e vendimit të 23 nëntorit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

    Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se kanë pranuar ankesën e Qeverisë në lidhje me këtë vendim.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ me datë 16.12.2022 ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndaj Aktvendimit me numër A.nr.2767/2022”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën Online Reporteri.net.

    Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.

    Ky vendim erdhi pasi që Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka dërguar në gjykatë vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

    Më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017, kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!