×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Qeverisë i propozohet krijimi i Ministrisë së Familjes

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 21:03

    Abdullah Klinaku nga klubi “Demokracia Konservatore”, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës krijimin e një ministrie të re. Kjo pas rasteve të shumta të dhunës në familjes në Kosovë.

    Klinaku ka thënë se Ministrinë e Familjes e kanë disa vende evropiane, ku ka rezultuar e suksesshme. Ndërsa krijimin e kësaj ministrie po e përkrahin edhe njohësit e çështjeve të sigurisë.

    “Në Kosovë po raportohen shumë shpesh rastet e dhunës në familje, duke e pasur parasysh edhe konceptin ideor që i përkasim në kuadër të klubit “Demokracia Konservatore” I kemi shqyrtuar praktikat e disa shteteve të tjera, dhe e kemi pa që në ato vende ku demokracitë konservatore qe kanë qasje në qeverisje, e formojnë edhe Ministrinë e Familjes”, ka thënë Klinaku për Tëvë1.

    Klinaku ka treguar se edhe cilat do të ishin kompetencat e kësaj ministrie.

    “Përgjegjësitë edhe kompetencat, duke e parë edhe mundësinë e emërtimeve shtesë, do të konsistonin në mbrojtjen e gruas, në avancimin e pozitës së saj etj”, tha ai.
    Tutje Klinaku ka treguar për shtetet evropiane, ku kjo ministri ka rezultuar e suksesshme.

    “Efekti i saj pozitiv dihet, se një shtet me një dinamik të tillë të zhvillimit, edhe demokratik edhe politik siç është Gjermania”, tha ai.
    E krijimin e kësaj ministrie, po e përkrahin edhe njohësit e çështjeve të sigurisë.

    “Evalouimi i shpejtë, i shpejtë e revolucionar i shoqërisë kosovarë, pe determinon që një ministri e tillë është e domosdoshme dhe nëse vonohet tutje, është dëm dhe reflekton në sigurinë nacionale të Kosovës”, thotë Drizan Shala.

    Në fund, ai thotë se vetëm brenda Prishtinës këtë vit, janë regjistruar 786 raste të dhunës në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!