Edhe në këto zgjedhje të parakohshme që po mbahen sot në Kosovë janë evidentuar disa incidente të izoluara, dhe vështirësi në proces.
Lajmi.net ka qëndruar në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, qendër kjo shumë e madhe e votimit në kryeqytet.
Qytetarët aty janë ankuar se në mënyra të ndryshme, u janë bërë duart me sprejin i cili parandalon votimin e shumëfishtë, dhe se në një situatë të tillë nuk kanë mundur të votojnë.
Po ashtu ka pasur ankesa nga qytetarët se u është ndërruar qendra e votimit pa dijeninë e tyre.
Në këtë pikë ka pasur edhe vota me kusht.
Gjithësej 4 mijë e 993 vota kanë qenë në këtë pikë.
Këto detaje janë dhënë për lajmi.net nga përgjegjës të Qendrës së Votimit.
Lajmi.net po raporton vazhdimisht nga komunat e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjeve të parakohshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.