×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Qytetarët e Prekazit: Nga paslufta e votojmë të njëjtën parti

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 17:06

    Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


    Lajmi.net ka qëndruar gjatë ditës nëpër disa komuna të Kosovës, nga ku ka raportuar për mbarëvajtjen e procesit.

    Në Prekat të Epërm, qytetarët kanë thënë se e votojnë të njëjtën parti që nga paslufta.

    Sipas tyre, në këtë fshat po raportohet me qëllim të caktuar për parregullsi, dhe se të tilla gjëra janë vetëm spekulime.

    Ata besojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e para në këto zgjedhje.

    Lajmi.net po raporton në vazhdimësi nga komunat e Kosovës lidhur me incidentet, përqindjen dhe procesin e zgjedhjeve në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!