×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Reagon Fetah Rudi pas raportimeve për atentatin ndaj tij

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 22:39

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Fetah Rudi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar lidhur me atentatin e tij dhe vrasjes së Xhemail Mustafës.


    Rudi ka thënë se organizatori dhe autorët, gjithashtu edhe armët e përdorura në të trija jrastet janë të njëjtë.

    Ai tha se këto detaje nuk janë të reja, këto janë konfirmim i asaj që ky i fundit thotë se pretendon që 20 vjet.

    Tutje, Rudi tha se është mëkat se si drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore i di organizatorët dhe vrasësit e vrasjeve politike në Kosovë, e në të njëjtën kohë nuk ndërmerr asnjë hap për zbardhjen e tyre.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Rudit:

    Te dashur qytetare,

    Sic edhe keni lexuar tanime, ne media te ndryshme eshte publikuar nje dosje e UNMIK-ut, e ne te cilen jepen detaje per vrasjen e Ekrem Rexhes –Drinit, Xhemail Mustafes dhe atentatin ndaj meje.

    Ne baze te kesaj, organizatori dhe autoret, si dhe armet e perdorura ne te tri keto raste janë te njejte.

    Keto detaje nuk jane nje risi per mua, keto jane vetem konfirmim i asaj qe e kam thene tash e 20 vite. Une atehere, tash e gjithmone do ta them vetem te verteten.

    Eshte mekat qe tash e 20 vite, drejtesia nderkombetare dhe ajo vendore, i dine me detaje organizatoret e vrasesit te cilen ben vrasjet politike ne Kosove, dhe nuk ndermoren asnje hap per zbardhjen e tyre.

    Edhe pse organet vendore i kane dite gjitha këto, ato jo qe moren diçka per t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve.

    Une cdo here kam qene i gatshem per bashkepunim me drejtesine, si ate nderkombetare edhe ate vendore, ne menyre qe atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike te zbulohen dhe autoret te marrin denimin e merituar.

    Drejtesia nderkombetare ka deshtuar. Shteti i Kosoves ka deshtuar.

    Tash shpresa e vetme per zbardhjen e vrasjeve politike eshte Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj qe do ta bej nje gje te tille.

    Edhe njehere, kjo dosje eshte konfirmim i asaj qe kam thene tash e 20 vite, organizatoret dhe vrasesit dihen me emer dhe mbiemer.

    I juaji, Fetah Rudi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!