×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Remi: Me PDK-në ruhen dhe forcohen marrëdhëniet me Amerikën

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 22:50

    Kandidati për deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, thotë se për të ruajtur marrëdhëniet me Amerikën duhet bashkuar me këtë parti.

    Ai thotë se bashkë me Amerikën do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Në çdo rrugë të qytetit, në çdo fshat të Podujevës po ndjehet fryma e fitores.

    Pa mbështetjen e Amerikës, pa sakrificën e shqiptarëve në Kosovë, pa Diasporën, liria dhe Pavarësia e Kosovës do të mbetej vetëm një ide.

    Ne, si kurrë më parë, duhet të ribashkohemi rreth një qëllimi, rreth një kauze të re, që Kosovës t’ia kthejmë optimizmin dhe krenarinë e munguar.

    Duhet të bashkohemi rreth konceptit të Dekadës së Re, rreth PDK-së dhe numrit 112, për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet me Amerikën dhe nderuar ata që sakrifikuan për lirinë tonë.

    Bashkë me Amerikën do të vazhdojmë luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. #PDK112 #RrustemMustafa37

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!