Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin bombardimet përtej kufirit të Rripit të Gazës prej orës 2 të mëngjesit, konfirmon një zyrtar i Hamasit.
Raportet erdhën një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu “një ulje domethënëse të përshkallëzimit” në konfliktin me Rripin e Gazës.
Një zyrtar i Hamasit i tha Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.
Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi armëpushimin në bazë të asaj që një zyrtar thuhet se e quajti “i qetë në këmbim të heshtjes”.
Kujtojmë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.