15 mijë e 966 fletëvotime nga jashtë kanë arritur deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë Elezi.
Ai ka treguar se pranimi i pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.
Mërgimtarët kanë votuar të parët. Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 2 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.
Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit ka filluar më 3 shkurt.
Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë vetëm 10 ditë. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.