×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rritje enorme e pacientëve, 757 të shtirë në klinikat COVID dhe spitale, nga 100 sa ishin në fillim të gushtit

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 13:36

    Është shënuar rritje e madhe e numrit të pacientëve në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme krahasuar me numrin e tyre në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit.


    Sot në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se janë 757 pacientë shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ndërsa më 31 korrik ishin 89 pacientë dhe më 1 gusht, 102.

    Lexoni të plotë raportin e ShSKUK:

    757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 610 me oksigjeno-terapi, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore

    Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi

    Klinika Infektive, 118 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë

    Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

    Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

    Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

    Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

    nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
    Paska qene e thjeshte, ja teknologjia qe mban fytyren pa asnje rrudhe
    Iuvenis
    Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.
    mjekesia.com
    This strategy game is the best for your brain. No Install.
    Combat Siege
    Spitali i Prizrenit, 79 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 108 pacientë

    Spitali i Pejës, 114 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 59 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!