Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, deklaroi se kjo parti është e përgatitur për zgjedhje si çdo parti politike.
Selimi u shpreh se AAK-ja e ka kryer mobilizimin në degë dhe nëndegë dhe se ka një ofertë për qytetarin, i cili po e pret mirë.
“Kemi ofertën për Ramushin president dhe planin qeverisës. Ofertën për Ramushin president është bërë nga detyrimi i rrethanave, si dialogu me Serbinë, ushtria e Kosova të futet në NATO, zhvillimi ekonomik, lufta me pandeminë dhe integrimet evropiane”, theksoi Selimi në Klan Kosova.
Ai foli edhe për deklaratën e Haradinajt, duke thënë se nuk është kërcënim.
“Nuk është kërcënim deklarata e Haradinajt, por është një opsion real i sovranit, siç e kemi bërë Trepçën, ushtrinë e Kosovës, pavarësimin energjetik. Kur i kemi marrë këto vendime të mëdha, mund ta bëjmë edhe këtë, nëse nuk realizohen ato plane”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.