Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes në Angli, por me të po merren edhe mediat serbe, të cilat po e etiketojnë si ‘qyqar’
Granit Xhaka nuk është duke kaluar momente te mira te Arsenali, ndërsa largimi i tij nga ky klub pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Reporteri.net
Gazeta serbe, Informeri në një artikull e ka quajtur mesfushorin me origjinë nga Prishtina si ‘siptarska kukavica’ që në shqip i bie ‘shqiptar qyqar’.
Por, serbët dihet se mbajnë inat me Granitin, pasi i njëjti ia nxiu jetën gjatë Kupës së Botës të mbajtur në Rusi, ku bombardoi portën e tyre dhe festoi me shqiponjë.
Ndryshe, për Xhakën tashmë ka filluar të ketë interesim nga klube të njohura italiane, pasi karrierat e tij te Arsenali duket se ka përfunduar pas ngjarjeve që ndodhën javët e kaluara. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.