Shyqiri Bytyqi, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se se pas 6 tetorit ky koalicion do ta realizojë programin e vet 100 për qind.
Në një takim me qytetarë të Prishtinës, Bytyqi është shprehur i bindur se ky koalicion do të arrijë ta realizojë në tërësi programin e vet sepse përveç që është më i realizueshmi, ka edhe ekipin më të mirë.
“Ato që i kemi shkruar në program mund të lexohen nga secili qytetar dhe janë të realizueshme, sepse është përzgjedhur ekipi më i mirë dhe ka bashkëpunim të shkëlqyer në mes të dy partive tona.
Kur ka vullnet të mirë, dije dhe përkushtim mund të realizohen të gjitha ato që janë shkruar në program! Para qytetarëve të pranishëm në Shkollën Fillore “Naim Frashri” u zotuam se do ta realizojmë programin 100%!”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.