Policia ka dhënë detaje për situatën me zjarre në vendin tonë.
Sipas raportit të policisë, thuhet se dje në rrethana ende të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e një personi nga fshati Sankoc i Gllogocit.
“Fsh. Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.
Kurse, në Lipjan në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ku janë djegur 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë pronë private.
“Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.”
Tutje, edhe në Granaqicë është përfshirë nga zjarri një objekt.
“Gushtericë e epërme ,Graqanicë 04.08.2021 -17:10 Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, njofton Policia.
Sipas policisë, në fshatin Ramjan të Vitisë, një person ka njoftuar se disa ara iu janë përfshirë nga zjarri.
“Fsh. Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Në Gjilan një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ndezur në oborrin e tij një zjarr për t’i djegur mbeturinat e depos.
“Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Në fshatin Shurdhan të Gjilanit, një person i ka vënë zjarrin disa barishteve në hapësirë prej 2 ari.
“Fsh. Shurdhan ,Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull kosovar u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari ,të cilat ndodheshin në pronën e tije. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin”, thuhet tutje në raportin 24 orësh.
Në fshatin Cernillë të Ferizajt janë djegur 50 hektarë hamullore të grurit.
“Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.”
Në fshatin Softaj të Ferizajt si pasojë e zjarrit janë djegur 30 hektarë të hamulloreve të grurit.
“Fsh. Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, bëhet e ditur në rpaort.
Në Suharekë si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik, ka shpërthyer një zjarr që është përhapur në kodrinat e dy fshatrave.
“Fsh. Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke tentuar që ta shuajnë zjarrin”, thotë policia.
Në Gjakovë për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi.
“Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.
Në Malishevë ka shpërthyer zjarri në një pronë ku janë djegur dy parcela me vreshta dhe pylli.
“Fsh. Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth 5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Në Skenderaj ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri.
“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.