Pozita e presidentit bëri që marrëveshja për koalicionin qeverisës mes VV-së dhe LDK-së të dështojë. Arsyeja është se partia e Isa Mustafës këmbënguli që kjo pozitë të jetë e tyre. Edhe pse partia e Albin Kurtit refuzoi këtë gjë, në fund lëshoi paksa pe.
Dhe njëkohësisht ky i fundit ka thënë se emri i zgjedhur nga LDK për president do të duhet ta ketë edhe pajtimin e VV-së. Por Mustafa e refuzoi këtë ofertë, çka bëri që sot këto dy parti për shkak të mosmarrëveshjes për presidentin të shkojnë në Kuvend pa lidhur koalicion qeverisës, duke futur kështu vendin në krizë institucionale.
Por analisti Armen Muja, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë një përmbledhje se si LDK ka ndryshuar qëndrime gjatë 9 viteve të fundit lidhur me pozitën e presidentit, shkruan Reporteri.net.
Sipas Mujës, qëndrimi i LDK-së në lidhje me postin e presidentit ka evoluar varësisht nga konstelacionet politike: gjatë vitit 2010-2014 ka rrëzuar Behxhet Pacollin dhe imponuar Atifete Jahjagën me arsyetimin se posti duhet të jetë apartiak.
Sipas tij Isa Mustafa, kishte thënë se duhet të shohin interesin e vendit e jo atë personal. Në vitin 2016 kur po votohej për Hashim Thaçin, për president, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar me arsyetimin se ai duhet të jetë apartiak dhe kishte propozuar Ramadan Zejnullahun si shembull.
Postimi i tij:
Qendrimet e LDK-se per postin e Presidentit 2010-2019 – Qendrimi i LDK-se ne lidhje me postin e Presidentit ka evoluar varesisht nga konstelacionet politike: Gjate vitit 2010-2014 ka rrezuar Behxhet Pacollin dhe imponuar Atifete Jahjaga me arsyetimin se posti duhet te jete apartiak. Isa Mustafa kishte thene se duhet te shohim interesin e vendit e jo ate personal. Ne vitin 2016 kur po votohej per Hashim Thaci per President, Vjosa Osmani kishte kundershtuar me arsyetimin se ai duhet te jete apartiak dhe kishte propozuar Ramadan Zejnullahu si shembull:
1. Ne vitin 2010 LDK kishte kundershtuar zgjedhjen e Presidentit Behxhet Pacolli me arsyetimin se ‘posti i Presidentit duhet te jete mbipartiak dhe te perfaqesoj unitetin e popullit. Ne viin 2010 Isa Mustafa kishte deklaruar ‘ duhet te mesohemi te vendosim interesin e vendit para interesit personal’. Ai kishte nenshkruar Memorandumin e Mirekuptimit me PDK-se dhe AKR-ne per nje ‘President Konsenzual’ deri ne amandamentimin e Kushtetutes se vendit ne menyre qe Presidenti te zgjidhej drejteperdrejte nga populli. Per pasoje, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur Presidente. Amandamentet kushtetuese kurre nuk u zbatuan.
2. Ne vitin 2014, Isa Mustafa dhe LDK ndryshojne mendimin per Presidentin. Kesaj radhe nenshkruan nje marreveshje politike me PDK-ne ku ne tekstin e marreveshjes zotohet te mbeshtes Z.Hashim Thaci per President’. Vjosa Osmani, Anton Quni, Arben Gashi, Hatim Baxhaku, Shpetim Bulliqi dhe kohe pas kohe edhe Armend Zemaj e Alma Lama kishin dale kunder. Vjosa Osmani kishte shperndare nje leter me perkushtim te disa figurave eminente te LDK-se qe kundershton zgjedhjen e Hashim Thaci per President me arsyetimin se ‘sipas Kushtetutes posti i Presidentit duhet te jete mbipartiak dhe te perfaqesoj unitetin e popullit’. Madje ajo ne janar 2016 kishte avancuar edhe emrin e Ramadan Zejnullahu si kandidat potencial per te deshmuar se si do te dukej praktika.
3. Ne vitin 2019 LDK kerkon qe posti i Presidentit te jete nga radhet e saj.
https://www.facebook.com/ArmendMuja/posts/10163360479290112