Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive.
Jashari ka shkruar në Facebook se pas një periudhe të vështirë pandemike, e cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju, këtë vit po e vazhdojnë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.
“Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë mbrëmje muzikore me këngëtarët më eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot. Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.