×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sot vazhdon dita e pestë e fushatës zgjedhore, këto janë agjendat e subjekteve politike

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 8:03

    Sot në Kosovë vazhdon dita e pestë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.


    Fushata e nisur pesë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

    Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

    Agjendat e subjekteve politike:

    Fushata zgjedhore:

    Kryetari i PEK-së, Milaim Zeka së bashku me kandidatët për deputetë vizitojnë fshatrat Abri, Murgë, Plluzhinë dhe Likovc. (Nga ora 10:00)

    LDK mban konventën e arsimit. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

    LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë. (Sheshi afër Kalasë së qytetit, ora 14:00)

    LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Restoran “Hajdini”, ora 15:30)

    LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Mitrovicës. (Sheshi “Mehë Uka”, ora 17:00)

    LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ora 19:00)

    Koalicioni AAK-PSD mban konferencë. (Zyra qendrore e AAK-së, ora 12:00)

    PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Palestra “Better Life”, ora 16:30)

    Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Therandës. (Gjimnazi “Jeta e Re”, ora 13:00)

    Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

    Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, ora 17:00)

    Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës. (Salla e sporteve “Valon Begolli”, ora 17:00)

    Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Klinës. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:00)

    Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës. (Hotel “Pashtriku”, ora 18:00)

    Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës. (Restaurant “Univers”, ora 19:00

    Partia FJALA hap fushatën zgjedhore në Prizren. (Shadërvan, ora 11:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!