×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Stavileci i përgjigjet Lutfi Hazirit për “njeriun e Trumpit”: Meqë nuk besuat ua sollëm në Gjilan

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 9:58

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim madhështor në Gjilan, ku atje prezantoi edhe Matt Whiteker njeriun që ka punuar me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.


    Mijëra simpatizantëve iu drejtua kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli.

    Por, gjilanasve me një mesazh të qartë, iu drejtua edhe Matt Whitaker, i cili tha se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

    E, zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Stavileci, në llogarinë Facebook ka postuar një fotografi me mikun amerikan, i cili tha se për ata që nuk besuan, Whiteker-in ua sollëm në Gjilan, deri sa ri përsëriti atë që tha politikani amerikan: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!

    Ky është postimi i plotë i Stavilecit:

    Meqë nuk besuat, ua sollëm në Gjilan.
    Besoj e dëgjuat dhe e patë live!
    E tha thjesht dhe qartë: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!..

    https://www.facebook.com/blerand.stavileci/photos/a.432939700172208/1701724486627050/?type=3&permPage=1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!